RTSH 24 Live

Aktualitet

65 vjet Radio Kukësi, ish-ambasadori Qemal Minxhozi vlerësohet me certifikatë mirënjohjeje

3 orë para

65 vjet Radio Kukësi, ish-ambasadori Qemal Minxhozi vlerësohet me certifikatë mirënjohjeje

Radio Kukësi dhe RadioTelevizioni Shqiptar kanë vlerësuar me një certifikatë mirënjohje ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi. Certifikata e mirënjohjes iu dha Minxhozit nga zv.drejtoresha e RTSH, Aurora Polo gjatë një aktiviteti në festimin e 65-vjetorit të Radio Kukësit.

Ish-ambasadori vlerësohet “për përkushtim dhe kontribut e çmuar në ndërgjegjësimin e donatorëve nga Kosova për ndërtimin e studios televizive në Kukës që shërben si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Gjatë fjalës së tij, Minxhozi u shpreh i nderuar për vlerësimin e bërë, ndërsa tha se kjo studio është simbol i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se kjo u bë e mundur nga vëllezërit nga Kosova.

“Është një nder më i veçantë i jetës time. Është e pamundur për të mos përshëndetu gjithkënd që e ndjen veten kuksian sot në këtë sallë. Jam unë, Pandi dhe Leka Bungo, ambasadori britanik, vëllezërit tanë nga Kosova, që ndihmuan në ndërtimin e kësaj studio simbolike si një gurë themeli i rëndësishëm për një bashkëveprim dhe bashkëpunim të mëtejshëm në vitet që vijnë”, u shpreh ish-ambasadori.

Rikonstruktimi i studios së re në RTSH Kukësi i atribuohet angazhimit personal të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili bashkëpunoi duke mbledhur donatorë nga Kosova. Donatorët nga Kosova investuan në këtë studio pikërisht duke vlerësuar kontributin që Radio Kukësi ka dhënë për ta gjatë luftës në Kosovë.

/rtsh.al/