RTSH 24 Live

Aktualitet

Çelja e negociatave, Spiropali: Universitetet më shumë kontribut për integrimin evropian

2 orë para

Çelja e negociatave, Spiropali: Universitetet më shumë kontribut për integrimin evropian

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u ka kërkuar universiteteve shqiptare më shumë kontribut për integrimin evropian të vendit.

Në një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike të vendit në kryesinë e Kuvendit, zonja Spiropali tha se,  çelja e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret” me Bashkimin Evropian është një motiv më shumë për kontributin e universiteteve për integrimin evropian.

"Qëllimi i bashkëpunimit tonë është institucionalizimi dhe ndarja komplementare e përgjegjësive të përbashkëta me botën akademike në këtë proces që është gjithëpërfshirës dhe duhet të ketë legjitimitet të plotë demokratik dhe shoqëror”, tha Spiropali.

Spiropali falënderoi rektorët për kontributin e tyre në Kuvend në konsulta, në dëgjesa publike, në ekspertizë dhe në hartimin e akteve ligjore, gjatë viteve të fundit.

 

/ rtsh.al /