RTSH 24 Live

Aktualitet

Vendimi për emigrantët, furtunë politike në Itali, reagon Meloni. Ministri Brendshëm: Do ta apelojmë

3 orë para

Vendimi për emigrantët, furtunë politike në Itali, reagon Meloni. Ministri Brendshëm: Do ta apelojmë

Vendimi i Gjykatës së Romës, që 12 emigrantët në Gjadër të riatdhesohen në Itali, ka shkaktuar një furtunë politike në nivelet më të larta të qeverisë dhe të forcave politike.

Për këtë vendim ka reaguar nga Bejruti edhe kryeministrja italiane Meloni. Ndërsa forcat politike qeverisëse nuk kanë ngurruar ta vlerësojnë vendimin si “politk nga të majtët në Gjykatë”. Ministri i Brendshëm i Italisë deklaroi se vendimi në fjalë do të apelohet dhe se qeveria italiane është e vendosur që të vazhdojë me marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë.

Vendimi dhe reagimet

Seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës vendosi të premten kthimin e emigrantëve nga qendra e paraburgimit italian për riatdhesim nga Gjaderi në Shqipëri për në Itali.

Masa u urdhërua për 12 të huajt nga seksioni i policisë së Romës më 17 tetor, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve (dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti) të transportuar për në Shqipërisë drejt CPR Gjadër nga anija Libra e Marinës Italiane.

12 emigrantët do të nisen nesër nga Shqipëria me një anije të Marinës për t'u kthyer në Itali, duke zbarkuar në Bari. Kjo mësohet nga burime lokale, sipas të cilave, emigrantët mund të dërgoheshin më pas në një qendër për azilkërkuesit.

Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, emigrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve, duke kërkuar sërish njohjen e këtij statusi.

"Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë".

Kështu pohon shkurt një nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës në urdhrin e tij - duke iu referuar emigrantëve të sjellë në qendrën Gjadër në Shqipëri.

Për gjyqtarët gjendja e lirisë mund të rikthehet vetëm në Itali dhe për këtë arsye ata do të duhet të shoqërohen përsëri në Itali.

 “Mohimi i vlefshmërisë së paraburgimeve në strukturat dhe zonat shqiptare, të barasvlefshme me zonat kufitare apo tranzite italiane, vjen për shkak të pamundësisë së njohjes si “vende të sigurta” të shteteve të origjinës së personave të ndaluar, me pasojë “moszbatimi i procedurës kufitare dhe, siç parashikohet në protokoll, i transferimit jashtë territorit shqiptar të personave emigrantë, të cilët kanë të drejtë të çohen në Itali”., thuhet në vendim.

Reagimi i Meloni dhe zemërimi i Legas dhe IHD

"Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t'i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucionevem që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve", tha kryeministrja Giorgia Meloni nga Bejruti, duke e cilësuar vendimin e gjyqtarëve si "paragjykues".

Roma mbi emigrantët në Shqipëri

“Kam thirrur këshillin e ministrave të hënën e ardhshme për të zgjidhur këtë problem, për të miratuar rregullat për të kapërcyer këtë pengesë, sepse mendoj se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive”, kështu që “qeveria do duhet ta sqarojmë më mirë”, theksoi Meloni.

“Pikërisht në ditën e seancës së gjyqit Open Arms kundër Matteo Salvinit, dekreti që nuk vërteton ndalimin e emigrantëve në Shqipëri është veçanërisht i papranueshëm dhe joserioz. Gjyqtarët pro emigrantëve duhet të dalin në zgjedhje, por dijeni se ne nuk do frikësohemi”, thuhet në deklaratën e Legas.

"Absurd! Gjykata nuk e vërteton ndalimin e emigrantëve në Shqipëri. E majta gjyqësore i vjen në ndihmë të majtës parlamentare", lexohet në një postim në profilin X të Fratelli d'Italia, në një grafik me mantel të kuq.

“Disa magjistratë të politizuar kanë vendosur se nuk ka vende të sigurta origjine: është e pamundur të ndalohen ata që hyjnë ilegalisht, është e ndaluar të riatdhesohen emigrantët e paligjshëm”,  thuhet në mesazhin në rrjetet sociale të partisë së kryeministres Giorgia Meloni.

Sulm vjen edhe nga Forza Italia

“Jam mësuar të respektoj vendimet e gjyqësorit por do të doja që të respektohen edhe vendimet e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, sepse demokracia bazohet në ndarjen trepalëshe të pushteteve. Gjyqësori duhet të zbatojë ligjet, jo t'i modifikojë ato. ose të pengojë ekzekutivin që të mund të bëjë punën e vet, pushteti vjen gjithmonë nga populli, i cili ka zgjedhur këtë parlament dhe këtë qeveri Vullneti i popullit duhet respektuar gjithmonë dhe Shqipëria është një model për t'u ndjekur”, tha zv.kryeministri dhe lider i FI, Antonio Tajani.

Ministri i Brendshëm Piantedosi, njofton apelin 

"Kam respekt për gjyqtarët. Ne do të luftojmë brenda mekanizmave gjyqësorë. Betejë në kuptimin e afirmimit në aspektin ndërkombëtar, evropian dhe kombëtar. Do apelojmë dhe do të shkojmë në Gjykatën e Lartë. Këtu e drejta e qeverisë për të aktivizuar procedurat është mohuar, duke bërë në një muaj atë që do të duheshin tre vjet”, tha ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.

“Jo vetëm që do të ecim përpara me apelimet gjyqësore, por do të ecim përpara edhe me këto nisma, sepse nga viti 2026 ajo që Italia po arrin në Shqipëri dhe më gjerë do të bëhet ligj evropian”, nënvizoi Piantedosi.

/rtsh.al/