RTSH 24 Live

Aktualitet

Atentati ndaj ish prokurorit, Arjan Ndoja, dënohet grupi kriminal që siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen

4 orë para

Atentati ndaj ish prokurorit, Arjan Ndoja, dënohet grupi kriminal që siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e një grupi kriminal që akuzoheshin për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ky i fundit edhe si “Rrumi i Shijakut”, ku mbeti i vrarë shoferi, Andi Maloku.

Në bashkim të dënimeve, Ramazan Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Ndërsa Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushtet dhe mjetet për të kryer atentatin. Dënimi u konvertua me zbritjen e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas në gusht të vitit 2019 kanë nisur ndjekjen e ish- prokurorit Ndoj dhe Lahos, si dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Pas dështimit, po ky grup ka siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019. Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm, Redjan Rraja dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

/rtsh.al/