RTSH 24 Live

Politikë

Çipa: Deputetë në kacafytje si boksierë, mund t'i kthehet në bumerang PD-së

4 orë para

Çipa: Deputetë në kacafytje si boksierë, mund t'i kthehet në bumerang PD-së

Analisti Aleksandër Çipa në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH vlerësoi se skemat e kacafytjes së deputetëve si boksierë me forcat e rendit mund ti kthehen vetë në bumerang.

“Duhet bërë një korrekturë. Duhet të rishqyrtohen dhe duhet vullnet politik. Palët janë në kundërshti të theksuara. Opozita do që të shkaktojë një krizë që shumica të shkojë në qeveri teknike. Mosbindja civile ka nisur nga parlamentarët e PD, por në marrëdhëniet me publikun nuk e jep këtë efekt. Kur deputetët kalojnë në mundësa e boksierë me forcat e rendit,  mund t’i kthehet në bumerang vetë PD-së. Unë bëjë analiza politike dhe nuk merrem me detaje, ku palët thonë gjëra të ndryshme. Tendenca për të politizuar çdo detaj bëhet e shëmtuar. Demokracinë e ktheni në karikaturë. Aksionin për qeverinë teknike do ta shohim ça do japë. Mosbindjen civile është vetëm brenda Kuvendit. Opozita e mosbindjes civile është në dy pika: Kuvendi dhe Bashkia e Tiranës.”, tha Çipa.    

/rtsh.al/