Komedia “Martese me Kushte” është ngjitur në skenën e teatrit “Bylis” në Fier në natën e dyte të Festivalit Mbarëkombëtar Apollon . Ajo është ndjekur me shumë interes nga një publik i gjerë.
Subjekti i komedisë nën regjinë e Altin Bashës sjell marrëdhënien e një çifti , një grua e zhgënjyer nga tradhtitë e vazhdueshme të bashkëshortit dhe një burrë, i cili mendon se martesa me kushte është një domosdoshmëri për kohën tonë. Një interpretim i shkëlqyer i aktorëve Olta Daku dhe Gazmend Gjoka, ka mbërthyer publikun.
Komedia “Martesë me kushte” e autorit të njohur Dario është vënë edhe më parë në skenat tona teatrore. Në teatrin e Fierit ajo ri erdhi për publikun artdashës në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar Apollon i cili do të ngjisë në skenë trupa teatrore nga i gjithë vendi për 7 ditë me radhë.
/RTSH/