Në natën e tretë të Festivalit Mbarëkombëtar “Apollon” publiku artdashës ndoqi komedinë “ Klinika në breg të detit”, një premier e cila erdhi nga trupa e Tetarit të Fierit, nën regjinë e Armand Borës ku interpretuan aktorët profesionistë Klajdi Marku, Albana Koçaj ,Hateme Ruzhdia dhe Anri Celibashi .
Në qendër të komedisë lirike të dramaturgut rus Aleksei Arbuzov, vjen raporti shpirtëror i një mjeku me pacienten, ngjarja zhvillohet pas luftës se dytë botërore.
Publiku në teatër shijoi interpretimin e artistëve të cilët sollën historitë njerëzore të ngjashme me jetën e përditshme pavarësisht kontekstit social apo kohor.
Festivali Mbarëkombëtar “Apollon” që po zhvillohet prej disa ditësh në qytetin e Fierit do të vazhdojë gjatë gjithë javës duke sjellë në skenë pjesë teatrore nga shumë teatro të vendit por edhe nga Kosova.
/RTSH/