RTSH 24 Live

Kulturë

Konferencë për Kongresin e Manastirit dhe identitetin gjuhësor

18 orë para

Konferencë për Kongresin e Manastirit dhe identitetin gjuhësor

Me 22 nëntor të vitit 1908 përfundoi punimet Kongresi i Manastirit, duke miratuar alfabetin latin të gjuhës shqipe të propozuar nga shoqëria "Bashkimi".

Ky Kongres përbën një ngjarje madhore në historinë e kulturës shqiptare.

Në vigjilje të kësaj dite të shënuar është zhvilluar konferenca në kujtesë të historisë së njehsimit të gjuhës shqipe dhe alfabetit, ku studiues e gjuhëtarë vunë theksin te ruajtja e gjuhës shqipe.

"Përse ne sërish e përkujtojmë Kongresin e Manastirit? Ka dy arsye. Arsyeja e parë është pesha e një ngjarjeje të tillë në historinë e kombit tonë. Arsyeja e dytë është se dija ecën përpara dhe nga njëra anë kemi dokumente, materiale të reja që nuk njiheshin përpara, dhe nga ana tjetër kemi një zhvillim të vetë shkencës, e cila ka mendime dhe teori të tjera kundrejt së kaluarës," u shpreh gjuhëtar Xhevat Lloshi.

22 Nëntori është një ditë e shënuar, e njohur si Dita e Alfabetit.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/