Shkrimtarja britanike Samantha Harvey është nderuar me Çmimin Booker 2024 për romanin e saj rreth një dite në jetën e gjashtë astronautëve në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Orbital përshkruan dy burra dhe katër gra teksa reflektojnë mbi njerëzimin dhe planetin gjatë 16 lindjeve dhe perëndimit të diellit.
Edmund de Waal, drejtuesi i jurisë tha se bashkë me anëtarët e tjerë të jurisë ishin unanimë në zgjedhjen e tyre për tregimin për një "botë të plagosur".
“Të gjithë dhe askush nuk janë subjekt, pasi gjashtë astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës rrethojnë Tokën duke vëzhguar kalimet e motit përtej brishtësisë së kufijve dhe zonave kohore. Me gjuhën, lirikën dhe mprehtësinë, Harvey e bën botën tonë të çuditshme, më të re. Unanimiteti ynë për Orbital njeh bukurinë dhe ambicien e tij. Ajo pasqyron intensitetin e jashtëzakonshëm të vëmendjes së Harvey-t ndaj botës dhe të pasigurt që ne jetojmë”, u shpreh Waal.
Në fjalën e saj, Harvey ia kushtoi çmimin prej 64 mijë dollarësh “të gjithëve atyre që janë pro dhe jo kundër Tokës; pro dhe jo kundër dinjitetit të njerëzve të tjerë, jetës tjetër; dhe të gjithë njerëzit që proklajmonë dhe punojnë për paqen”.
Me 136 faqe, Orbital është libri i dytë më i shkurtër që fiton çmimin “Booker Prize” dhe i pari që vendoset në hapësirë.
Harvey arriti të fitojë mes katër shkrimtarëve të tjerë si: Rachel Kushner për Creation Lake, Anne Michaels për Held, Yael van der Ëouden për The Safekeep dhe Charlotte Ëood për Stone Yard Devotional.
Harvey shkroi pjesën më të madhe të romanit gjatë pandemisë së COVID-19.
“Kam shkruar disa mijëra fjalë. Mendova, ‘Epo, nuk kam qenë kurrë në hapësirë. Nuk mund të shkoja kurrë në hapësirë. Ka njerëz që kanë qenë në hapësirë dhe që shkruajnë shumë qartë për të. Kush jam unë që ta bëj këtë?”, tha Harvey.
/rtsh.al/