Në Teatrin Skampa të Elbasani është vënë në skenë komedia “Zbulimi” me skenar të Jon Mechann e cila ka sjellë në skenë çiftin Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli bshkëshortë në jetë por edhe në skenë këtë radhë .
Komedia trajton një temë aktuale të ditëve të sotme , divorcin I cili veç të tjerash shkaktohet nga mungesa e komunikimit në çift.
Një ministre dhe një skenarist i famshëm e gjejnë veten e tyre mes galerive të boshatisura të martesës duke menduar të vetme shprese. Aktorët arritën të përcillnin jo vetëm emocione për publikun elbasanas por dhe mesazhe të vyera për familjen.
“E kemi bërë ndarjen që kur jemi në punë jemi në punë dhe kur jemi në skenë jemi në skenë. Këtu jemi partnerë shumë të mirë edhe pse ne jemi bashkëshort dhe kjo na ndihmon”, u shpreh Salsano Rrapi.
“Mesazhi më i fortë i kësaj shfaqje është nëse arrin të komunikosh do të thotë që e gjen një rrugë”, Erjona Kakeli.
Komedia “Zbulimi” do të rishfaqet për publikun në festivalin Mbarëkombëtar “Apolloni” I cili po zhvillohet në Fier.
/RTSH/