Mbi 90 shtëpi botuese nga Shqipëria, dhe trevat shqipfolëse dhe qindra tituj të rinj do të ekspozohen deri në datën 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Për botuesit kjo ngjarje e rëndësishme e librit është një festë e madhe e cila këtë vit zhvillohet nën moton të lexosh do te thotë, të jetosh, të zbulosh, të rritesh.
Nxënësit e shkollave dhe të rinjtë kanë qenë vizitorët e parë të Panairit të cilët kanë vizituar nga afër stendat me libra teksa kanë zgjedhur edhe titujt e tyre të preferuar.
Ndërkohë panairi do të finalizohet me ndarjen e çmimeve letrare, traditë kjo e cila do të vijojë edhe këtë vit.
/RTSH/