Kreu i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, në një prononcim për mediat nga Sheshi “Skënderbej”, deklaroi se situata në kryeqytet ka qenë e qetë dhe nuk ka paraqitur problematika. Sipas tij, nga fishekzjarrët ka patur vetë 2 plagosje të lehta.
“Situata paraqitet e qetë. Janë vetëm dy raste nga djegiet prej lëndëve piroteknike, një djalë 11 vjeç dhe një 36-vjeçar të cilët pas marrjes së mjekimit kanë lënë spitalin”, u shpreh Alushi.
/rtsh.al/