Sapo është mbyllur televotimi për 31 këngët e paraqitura në skenën magjike të Festivalit të 62 në Radio Televizonin Shqipptar.
Votuesit nga Shqipëria dhe Kosova kanë pasur mundësinë për të zgjedhur nga buqeta këngën e tyre të parapëlqyer.
Do të jetë votimi nga teleshikuesit, ai që do të përcaktojë se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024 që zhvillohet në Suedi.
Ndërsa kënga fituese e Fest 62, do të përzgjidhet nga anëtarët e jurisë profesionale të Festivalit.
/rtsh.al/