RTSH 24 Live

Politikë

Naço: Nuk e di a do të jem në listat e PS. Nuk është fundi i botës dhe nëse...

12 orë para

Naço: Nuk e di a do të jem në listat e PS. Nuk është fundi i botës dhe nëse...

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, deputeti Nasip Naço i ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, u shpreh se ende nuk e di a do të jetë në listat për deputet të PS-së, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nuk jam unë ai që vendos nëse do të jem në listat për deputet të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit,” nënvizoi Naço.

Janë qytetarët nëse unë arrij të marr besimin e tyre, janë strukturat e partisë nëse duhet apo s’duhet të jem. Unë jam përfshirë në zgjedhjet e 2021 dhe bashkë me disa miqtë e mi jemi shkëputur nga LSI për shkak të eksperimenteve politike të dështuara. PS-ja në qarkun e Beratit në 2009, 2013 dhe 2017 kishte marrë 4 deputetë ndërsa në 2021 për herë të parë në qark u morën 5 deputet dhe ky është sukses i PS-së. Unë nuk kalova thjesht si individë në PS por 50 - 60 % e strukturave të LSI së Beratit më mbështetën. I vetmi kusht i vendosur nga strukturat që më ndoqën ishte që votën ta kisha vetëm për PS-në. Dhe unë sot jam më rekorde që 70% e premtimeve të mia si deputet janë të realizuara."

/rtsh.al/