RTSH 24 Live

Politikë

Naço: PS më 11 maj do të arrijë një shumicë të konsoliduar. Rezultati në Berat, 5 mandate PS, 2 opozita

11 orë para

Naço: PS më 11 maj do të arrijë një shumicë të konsoliduar. Rezultati në Berat, 5 mandate PS, 2 opozita

Deputeti i Partisë Socialiste, Nasip Naço, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH të drejtuar nga Sonila Agostini, shprehu bindjen se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Partia Socialiste do të arrijë një shumicë të konsoliduar. Sipas tij, në qarkun e Beratit janë regjistruar për votim 15 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ai dha edhe disa parashikime, bazuar në sondazhet e bëra nga PS në këtë qark, lidhur me rezultatin në zgjedhje.

“Në shkallë vendi PS do të arrijë një shumicë të konsoliduar, kurse në qarkun e Beratit besoj se do të jetë rezultati i arritur në zgjedhjet e vitit 2021, ku PS mori 5 mandate, ndërsa opozita e gjitha bashkë vetëm 2. Në Qarkun e Beratit janë regjistruar 15 mijë qytetarë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit që do të votojnë. Rezultati, sipas sondazheve tona, do të jetë 70% PS dhe 30% e tërë opozita”, tha Naço.  

/rtsh.al/