RTSH 24 Live

Politikë

PD dërgon në Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj

13 orë para

PD dërgon në Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj

Partia Demokratike ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Në kërkesën e deputetëve të opozitës, të përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksohet se kjo kërkesë ka si objekt bazë të saj, “zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit si dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të 30 janarit të këtij viti për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Gjithashtu, po në këtë kërkesë, demokratët parashtrojnë “detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Kërkesa e cila është firmosur nga 14 deputetë të Partisë Demokratike, thekson në konkluzionet e saj se “duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e çështjes, të drejtën e aplikueshme, jurisprudencën kushtetuese dhe analizën ligjore, (deputeti Vullnet Sinaj ndodhet ne kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga neni 70. pika 3, e Kushtetutës së Shqiperise) dhe interpretimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese të elaboruara në vendimet nr. 44/2011 dhe nr. 33/2016”.

Sipas Partisë Demokratike deputeti Vullnet Sinaj rezulton se e ka marrë mandatin përpara në kohë nga momenti i transaksioneve “që përbëjnë përfitime publike nga kompanitë në pronësi të tij dhe se mocioni plotëson kriteret e pikës 3. të nenit 70 te Kushtetutës sepse behet fjalë për veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit

/rtsh.al/