RTSH 24 Live

Kulturë

''Çfarë pa kryeshërbëtorja'', premierë në teatrin Skampa

18 orë para

''Çfarë pa kryeshërbëtorja'', premierë në teatrin Skampa

Në Teatrin Skampa të Elbasanit kanë nisur provat për realizimin e premierës më të re, komedisë "Çfarë pa kryeshërbëtorja" e autorit anglez Joe Orton. Regjisori Kiço Londo thotë se projekti  sjell mesazhe të forta dhe aktuale.

Edhe pse vepra e ka sensin e intelektit të rrallë të humorit anglez ka dhe aftësinë që komunikon shumë me publikun”, u shpreh regjisori Kiço London.

Gjithashtu edhe për drejtuesin e Teatrit Skampa Klinton Kapaj kjo premier do të prezantohet nga një kast i zgjedhur aktorësh.

Është premiera e parë që vëmë për këtë vit dhe është një shfaqje të cilës ne i kemi kushtuar shumë vëmendje kastit, organizimin dhe presim që të nxjerrim për publikun në Elbasan  një premier të suksesshme”, u shpreh Klinton Kapaj, Drejtori Teatrit Skampa Elbasan.

Premiera e re "Çfarë pa kryeshërbëtorja" do të vendoset në skenën e Teatrit Skampa pas 3 muajsh nën interpretimin e aktorëve si Egla Ceno, Helidon Fino ,Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjëll Hoxha dhe Livjon Aliaj.

/rtsh.al/