Një ngjarje e re artistike është shtuar në kalendarin kulturor të Tiranës, duke theksuar talentin e pianistëve të rinj.
Ky është Konkursi Ndërkombëtar “J’adore Chopin”, një aktivitet që sjellë në një garë talentet e rinj të muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të botës.
Konkursi ka nisur ne datën 1 mars dhe do të vazhdojë deri në më 6 mars, me një juri të përzgjedhur me pianistë e muzikantë të njohur. Gara është ndarë në disa faza.
"Jemi të surprizuar nga pjesëmarrja dhe niveli i kandidatëve. Kemi pasur një numër shumë të madh pjesëmarrësish. Si çdo konkurs ka pasur grupmosha të ndryshme. Ky ishte edhe qëllimi që organizuam një konkurs ndërkombëtar, për të parë dhe për t'u ballafaquar me shkollat jashtë Shqipërisë," thotë pianistja Rudina Ciko.
Përveç çmimit të madh, konkursi jep 4 çmime të para, 4 çmime të dyta, 4 çmime të treta, çmimin “Shqiponja”, çmime speciale, diploma dhe certifikata.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/