RTSH 24 Live

Kulturë

Fest' 60 - sonte nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH

29/12/2021

Fest' 60 - sonte nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH

Rrugëtimit të Festivalit të Këngës në RTSH po i vjen fundi. Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij edicioni jubilar. Sonte, do të kurorëzohet dhe kënga fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohët në Torino të Italisë në 2022.

Kjo natë, ashtu si dy netët e para, ka rezervuar surpriza dhe interpretime të jashtëzakonshme. Gjithashtu, sonte do të kujtohet dhe rrugëtimi i Shqipërisë në festivalin Evropian, në 16 vite pjesëmarrje.

Spektakli do të moderohet nga katër prezantuesit Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Natën finale të Fest’ 60 do të mund ta ndiqni në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, në valët e Radio Tirana 1, në aplikacionin RTSH TANI si dhe online në tv.rtsh.al