RTSH 24 Live

Kulturë

Fest 60' nis sonte nata e parë

27/12/2021

Fest 60' nis sonte nata e parë
Fest 60' nata e parë

Edhe pak orë na ndajnë nga ngjarja më e madhe e muzikës në Shqipëri. Festivali i Këngës në RTSH fillon sot edicionin e tij të 60-të.

I gjithë stafi është optimist për sjelljen e kësaj feste jubilare për trë netë me rradhë. Sonte, në natën e parë, do të ngjiten në skenë të 20 artistët pjesëmarrës, të cilët do të interpretojnë këngët e tyrë, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit. 

Juria e cila do të vlerësojë këngët në këtë vit përbëhet nga: Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri. 

Festivalin mund ta ndiqni si gjithmonë në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, në Radio Tirana 1, në Aplikacionin RTSH Tani, si dhe 🌐në faqen e webit, tv.rtsh.al