Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se Turqi dhe Serbia për një kohë të shkurtër kanë kaluar një rrugë të gjatë sa i përket shkëmbimit tregtar, raporton Anadolu Ajansi.
Duke folur në një forum të biznesit Turqi-Serbi që mbahet në Beograd, presidenti Erdogan tha se shkëmbimi tregtar midis dy vendeve ka thyer rekorde.
"Turqia dhe Serbia për një kohë të shkurtër kanë kaluar një rrugë të gjatë, vëllimi i shkëmbimit tregtar ka tejkaluar dy miliardë dollarë, duke thyer rekorde", tha Erdogan, duke shtuar:
"Investimet e kompanive turke që hapin vende të reja të punës në Serbi rriten nga dita në ditë, kemi rreth 850 investitorë me kapital turk në Serbi".
Presidenti turk gjithashtu theksoi se "dyert tona janë të hapura për investitorët nga Serbia që dëshirojnë të investojnë në vendin tonë".
Presidenti Erdogan qëndroi të premten sot për vizitë zyrtare në Serbi, pas vizitës në Shqipëri.
Ai më herët gjatë ditës është takuar me homologun serb Aleksandar Vuçiq, si dhe ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes dy vendeve.
Sipas Anadolu Ajansi
/ rtsh.al /