Një anije mallrash e pajisur me vela gjigande nisi udhëtimin e saj të parë nga kina pak ditë më parë me destinacion brazilin.
E vecnata e anijes së quajtur Pyxis Ocean, është se velat e saj përmbajnë pajisje të quajtura “windwings” (krahët e erës) që përdorin energjinë eolike për të mundësuar lundrimin e mjetit.
Ky sistem mundëson reduktimin e konsumit të karburantit dhe uljen e emëtimeve të dioksidit të karbonit me 30 përqind.
Vlerësohet se anijet e mallrave janë përgjegjëse për rreth 2 për qind të emëtimeve botërore të dioksiditit të karbonit.
Udhëtimi i anijes “Pyxis Ocean” nga Kina në Brazil do të jetë hera e parë që Ëindëings përdoren dhe shërben si test për këtë lloj teknologjie.
Gazetare Elda Pepa
/RTSH/