RTSH 24 Live

Botë

Izrael vs Hamas/Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Mbretin e Jordanisë

7 orë para

Izrael vs Hamas/Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Mbretin e Jordanisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka planifikuar të presë  në Shtëpinë e Bardhë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit do të diskutojnë për Gazën në mes të planit të Trump që SHBA të marrë kontrollin dhe të rizhvillojë Rripin e Gazës.

Trump duket se synon të negociojë planin e tij të largët në realitet.

“Po flas për fillimin e ndërtimit dhe mendoj se mund të bëj një marrëveshje me Jordaninë. Mendoj se mund të bëj një marrëveshje me Egjiptin”, tha Trump sipas asaj që ka raportuar CNN.

Trump sugjeroi gjithashtu se ai mund të ndalonte ndihmën nga Jordania dhe Egjipti nëse të dyja vendet refuzojnë të pranojnë palestinezët si pjesë e planit të tij për të zotëruar Gazën nga SHBA.

Kjo vjen pasi Trump i kërkoi Izraelit të anulojë marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin.  Presidenti amerikan kishte paralajmëruar se “do të shpërthejë i gjithë ferri” nëse Hamasi nuk arrin të lirojë pengjet e mbajtura në Gaza deri të shtunën në mesditë.

/rtsh.al/