RTSH 24 Live

Sociale

E rrallë! Gërmoi dhe gjeti një banesë të bërë me dru, Baçi: Ja çfarë pune bënin gratë në parahistori

26/07/2024

E rrallë! Gërmoi dhe gjeti një banesë të bërë me dru, Baçi: Ja çfarë pune bënin gratë në parahistori

Iku në moshën 6- vjeçare drejt Kanadasë, arkeologia Erina Baçi është rikthyer në vendlindjen e saj, në Shqipëri, për të zbuluar rrënjët e vendit të saj.

E ftuar në emisionin “Jetë shqiptare”, Baçi tregoi mes emocioneve periudhën e gërmimeve në rrafshin e Dukagjinit ku mendohet të jetë gjetur një banesë prej druri si edhe punime artizanale për veshmbathje.

Baçi tregoi se ky gërmim e kishte emocionuar shumë pasi rrallëherë zbulohen parahistori që lidhen me punimet e gruas.

Shtatorin e kaluar bëmë gërmimet në rrafshin e Dukagjinit ku mendojmë se kem i gjetur një banesë me dru. Gjatë gërmimeve kemi gjetur 2 artifakte që lidhen me punimet artizanale për veshjet. Për mua është e veçantë pasi është punë me parahistori që lidhen me punimet e gruas. Gratë në parahistori është e vështirë t’i shikosh, pra aktivitet e tyre është e vështirë t’i shikosh pasi në shumicën e rasteve gjejmë rreth mbretërve. Dhe kur gjeta këto 2 mjete që përdoren për punimin e rrobave për mua ishte shumë emocionuese.

Vlerësoj çdo gjë që gjej”, tha Baçi.

/rtsh.al/