RTSH 24 Live

Ekonomi

Dy termocentralë të rinj në Vlorë, rritet siguria e furnizimit me energji elektrike, edhe 110 megavatorë shtesë

02/08/2022

Dy termocentralë të rinj në Vlorë, rritet siguria e furnizimit me energji elektrike, edhe 110 megavatorë shtesë

Rritet siguria e furnizimit me energji elektrike në kushtet e krizës së çmimeve. Shqipëria bëhet gati të instalojë dy centralet e parë lundrues në afërsi të portit të ri të peshkimit në Vlorë, të cilat janë do të prodhojnë 110 megavatorë energji elektrike, sasi e barabartë me rreth 13 për qind të konsumit të nevojshëm në vend.

Termocentrali i parë lundrues i vendit pritet të jetë brenda këtyre ditëve në Shqipëri.

Fabrika, në pronësi të përbashkët nga dy grupe të mëdha, Summit dhe United, u shit në Shqipëri, pasi shërbeu dhe gjeneroi energji elektrike në mënyrë të besueshme për më shumë se 20 vjet në Bangladesh.

Centrali lundrues, i njohur si Tiger-I dhe Tiger-III, do t'i shërbejë për dy vite Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të shitësve "gjendja e shkëlqyer e maunave, motorëve dhe pajisjeve të gjenerimit nxiti një vend evropian të pranonte maunat për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë," thuhet në deklaratë.

Summit Group dhe njësitë e tij energjetike, kanë fituar shumë çmime dhe vlerësime ndërkombëtare për funksionimin dhe përsosmërinë e tyre të ekzekutimit.

Kompania që ka shitur këto central notues është prodhuesi i parë i pavarur i energjisë së të Bangladeshit, themeluar më 15 tetor 1997 si shoqëri private e kufizuar.

Më 19 korrik 2009 shoqëria u shndërrua në shoqëri të kufizuar, u sponsorizua fillimisht nga Summit Group dhe United Group së bashku me partnerin e tyre të huaj El Paso Corporation (El Paso), SHBA, një nga kompanitë më të mëdha dhe më të larmishme në botë për kërkimin dhe tubacionet e gazit natyror dhe nga një kompani finlandeze, ndërsa Finlanda njihet si prodhuesi kryesor i termocentraleve të tillë në botë.

Centali lundrues do të punojë për dy vite, do të kushtojë 40 milionë Euro dhe do të mbetet në pronësi të Koorporatës Elektro Energjitike Shqiptare për përfundimit të kontratës. Energjia termike do tw prodhohet me heatin oil, apo naftw tw rwndw dhe do tw kushtojw shumw mw lirw se sa tregu aktual i energjisw.

Përveç këtij aseti termik, qeveria shqiptare, në bashkëpunim  me departamentin amerikan të energjisë, duke nisur nga shkurti i kaluar ka siguruar një bashkëpunim me  një kompani amerikane të njohur dhe me shumë eksperiencë në sektorin e prodhimit të energjisë, por jo vetëm.

Departamenti amerikan i energjisë  ka zgjedhur Shqipërinë për të nisur dhe për të dorëzuar një studim, i cili është drejt fundit, përsa i përket kthimit të Shqipërisë në një stacion për shpërndarjen e gazit të lëngshëm në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Përveç këtij fakti, kompani amerikane janë interesuar për ndërtimin e TEC-it të Vlorës duke e rritur kapacitetin nga 125 në 250 ose 300 megavat, në varësi të efiçiencës që do të ketë biznes plani dhe duke ndërtuar në zonën e Vlorës, pra në zonën industriale të Vlorës, një terminal tjetër lundrues, përsa i përket shpërndarjes së gazit të lëngshëm në shkallë të vogël.

/rtsh/