Viti 2025 ka shënuar edhe një ngjarje të pazakontë ndër dekada. Fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë janë binjakë. Ka qenë kryeministri Edi Rama, që dha i pari lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“ÇFARË VITI FILLOI! Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë. Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, shkruan Rama, i cili me këtë rast ka postuar edhe një foto të të dy bebeve.