Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen 15 të Durrësit. Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Spitallës. Drejtuesi i një automjeti ka përplasur një këmbësore pranë vijave të bardha.
Nga ky aksident është dëmtuar një e moshuar, rreth 75 vjeç. Ajo ka pësuar fraktura në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia e Durrësit ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
/rtsh.al/