RTSH 24 Live

Aktualitet

Opozita protestë tek Bashkia e Tiranës: Veliaj të vendoset para drejtësisë

9 orë para

 Opozita protestë tek Bashkia e Tiranës: Veliaj të vendoset para drejtësisë

Opozita zhvilloi sot (4 dhjetor) protestën e 36-të para Bashkisë së Tiranës. Përfaqësues të Partisë Demokratike, të Partisë së Lirisë, si edhe të Aleancës në Mbrojtje të Teatrit, kërkuan dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Ata thanë se Veliaj duhet të vendoset para drejtësisë, si pjesë e aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës, sikundër të dosjes “5D”.

Edhe në këtë protestë, përfaqësuesit e opozitës thanë se SPAK po amniston Kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e shmangur nga dosjet hetimore.

Pjesëmarrësit thanë se do të vijojnë protestat, të cilat i kanë nisur që në muajin mars.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/