RTSH 24 Live

Ekonomi

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

7 orë para

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes në pushtet të Donald Trump.

Në terma më të ngutshëm, sytë janë drejtuar tani te premtimet për 100 ditët e para.

Emigracioni, tarifat dhe lufta në Ukrainë, por edhe deklaratat për kriptovalutat dhe energjinë do të duhet të provohen për të kuptuar pamjen ekonomike të eurozonës në vitet e ardhshme.

Për ekonominë europiane, veçanërisht atë gjermane, si më e madhja e Europës, zotimi për tarifat 60% për mallrat nga Kina dhe 10% deri në 20% për importet nga pjesa tjetër e botës, konsiderohen me veprim specifik në industri, si ajo gjermane e makinave.

Ndërsa presidenti Trump e ka shpalosur këtë si kontribues në deficitin tregtar të SHBA-së me BE-në, prodhuesit gjermanë të makinave mund të përballen me një tarifë 10%.

Realizimi i kësaj do t’i detyronte europianët të zhvendosin prodhimin e makinave në SHBA, që do të shkaktonte humbje të mëdha të vendeve të punës në Europë.

Një veprim i dytë edhe për të zbutur eventualisht kërcënimin tarifor mund të ndodhte për BE-në në importin e naftës dhe gazit nga SHBA-ja.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi zëvendësimin e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë me importet amerikane.

Çmimet e naftës në kushtet e vështirësisë së një paqeje të premtuar brenda 24 orësh Rusi-Ukrainë, enden sipas parashikimeve të ekspertëve në veprimin e mëtejshëm të sanksioneve mbi eksportet e naftës së Rusisë gjatë negociatave të paqes.

Efekti i një lëvizjeje të tillë mund të rrisë çmimet e naftës ashtu sikundër lehtësimi i sanksioneve mund të shkaktojë një rënie të mprehtë.

Vendimet e presidentit amerikan këtu pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi çmimet e energjisë në eurozonë.

Ekspertët e shohin një luftë tregtare midis SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës si një mundësi për ringjallje të inflacionit.

Ndërsa një zhvlerësim i mëtejshëm i euros ndaj dollarit do të kompensonte një pjesë të ndikimit të tarifave shtesë, ata paralajmërojnë se kjo do t'i bënte mallrat e importuara më të shtrenjta. 

Ndërkohë që, një rritje e mundshme e çmimeve të energjisë do të përkeqësonte gjithashtu presionet inflacioniste.

Gazetare: Entela Komnini

/rtsh.al/