RTSH 24 Live

Ekonomi

AKU Gjirokastër kontroll bulmeteve, mostrat rezultojnë brenda parametrave të duhur

5 orë para

AKU Gjirokastër kontroll bulmeteve, mostrat rezultojnë brenda parametrave të duhur

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët në këtë qark, me fokus të veçantë tek qumështi dhe nënproduktet e tij.

Nga 34 subjekte prodhuese dhe përpunuese, janë marrë mostra në 28 prej tyre, të cilat janë analizuar në laboratorë si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Rezultatet kanë treguar se këto produkte janë brenda parametrave të duhur dhe të sigurt për konsum.

Në një intervistë për RTSH, përfaqësues të AKU-së theksuan se kontrollet dhe analizat janë një proces i vazhdueshëm për të siguruar standardet më të larta në zinxhirin ushqimor.

“Sipas rezultateve të analizave të dala, nga 34 subjekte që këmi prodhuese dhe përpunuese, në 28 prej tyre janë marrë mostrat , janë çuar edhe jashtë vendit dhe rezultatet kanë dalë të mira. Kemi realizuar gati 450 mostra në lëndë të parë, në përfundim përfundimtar deri në tamponë të marra në ambiente të thertoreve për ngarkesën mikrobike”, tha përgjegjësi i AKU-së në Gjirokastër, Vasil Qurku.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe analizat për të rritur besimin  e konsumatorëve dhe për të siguruar cilësinë e produkteve ushqimore në treg.

/rtsh.al/