"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij pas betimit si Presidenti i 47-të i SHBA-së, duke shtuar se vendi do të "lulëzojë dhe respektohet" nën udhëheqjen e tij.
“Era e artë e Amerikës fillon tani! Nga dita e sotme vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet sërish në të gjithë botën. Gjithë bota do të na ketë zili dhe nuk do të lejojmë të na përdorin. Çdo ditë të presidencës sime unë do të vë amerikanët para gjithçkaje. Sovraniteti ynë do të kthehet, drejtësia do të ribalanciohet, përdorimi i Departamentit të Drejtësisë si armë politike do të marrë fund. Përparësia jonë do të jetë të kemi një vend krenar të begatë dhe të lirë. Amerika së shpejti do të jetë më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme se më parë. Unë kthehem në Shtëpinë e Bardhë me optimizëm dhe besim për këtë epokë”, tha Trump.
Ai sulmoi administratën e Biden dhe trajtimin e krizës së emigrantëve. Trump tha se SHBA po përballet me një krizë të "besimit” mbi qeverinë, duke premtuar t’i japë fund. Trump foli edhe për uraganin në Karolinën e Veriut dhe zjarret në Los Anxhelos.
“Ndryshimet po vijën në vendin tonë dhe Amerika ka mundësi ta kapë këtë mundësi, por duhet të jemi të sinqertë me sfidat që përballemi sëpari. Ndërsa mblidhemi sot këtu, qeveria jonë përballet me një krizë besimi për shkak të korrupsionit të shumë viteve dhe kolonat e shoqërisë sonë janë dëmtuar. kishim një qeveri që nuk mund të përballojë asnjë sfidë, që nuk arrin t’i mbrojë qytetarët që respektojnë ligjet, por i jep përparësi kriminelëve të rrezikshëm. Zjarret kanë rrënuar komunitete dhe shtëpi, nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë. Askush nuk ka mundësi të bëjë diçka për ta ndryshuar. Kemi një sistem publik që nuk është në gjendje të përballojë katastrofat. Të gjitha këto do të ndryshojnë duke filluar nga sot dhe do të ndryshojnë me shumë shpejtësi. Zgjedhja ime është një mandat për të zhbërë tradhti të shumta që kanë ndodhur dhe për t’i kthyer popullit pasurinë e tyre, demokracinë e tyre dhe pasurinë e tyre. Nga ky moment ka marrë fund rënia e Amerikës. Liritë tona dhe fati i lavdishëm i vendit tonë nuk do të mohohet më, do të rikthejmë integritetin e qeverisë amerikane. Për amerikanët, 20 janari i vitit 2025 është dita e çlirimit”, u shpreh ai.
Trump detajoi edhe disa nga veprimet ekzekutive që planifikon të ndërmarrë, duke theksuar se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që shpall një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë. Trump tha se urdhrat e sotëm ekzekutivë do të përcaktojnë kartelet si organizata terroriste të huaja.
“Sot do të nënshkruaj një sërë urdhrash historikë. Do të deklaroj një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të SHBA. Të gjitha hyrjet e paligjshme do të ndalojnë menjëherë dhe do të fillojmë rikthimin e miliona emigrantëve kriminelë në vendet e tyre. Do t’i jap fund praktikës së kapjes dhe lëshimit të emigrantëve dhe do të dërgoj trupa në kufirin jugor për të zmbrapsur pushtimin tonë. Në urdhrat që do të nënshkruaj sot, do t’i përcaktojmë kartelet si organizata të huaja terroriste. Dhe duke rikthyer një ligj të vitit 1978, do t’i kthejmë kompetenca të gjera qeverisë federale kundër bandave të huaja kriminele që sjellin krim shkatërrues në vendin tonë. Si komandant i përgjithshëm nuk kam përgjegjësi më të madhe sesa të mbroj vendin nga kërcënimet dhe pushimet dhe këtë do ta bëj në një nivel që nuk është parë më parë”, theksoi Presidenti amerikan.
Më pas ai e drejtoi vëmendjen në trajtimin e inflacionit dhe rritjen e kostove të energjisë për amerikanët, një pikë qendrore e fushatës së tij. Trump tha se do të shpallë një emergjencë kombëtare të energjisë, dhe përsërit premtimin e tij se do të rrisë shpimet e naftës dhe gazit në tokën amerikane.
“Më pas do t’i udhëzoj të gjitha departamentet nën drejtimin tim për të ulur inflacionin e jashtëzakonshëm. Kriza e inflacionit u shkaktua nga shpenzimet e tepërta dhe do të shpall një emergjencë kombëtare të energjisë. Amerika do të jetë sërish një vend që prodhon, kemi sasinë më të madhe të naftës dhe gazit se çdo vend tjetër dhe do ta vëmë atë në përdorim. Do të ulim çmimet, do të mbushim rezerva strategjike sërish, do të eksportojmë energjinë amerikane në të gjithë botën. Do të jemi sërish një vend i pasur dhe siç është kjo pasuri nën këmbët tona, me veprimet e mia do të rikthejmë mandatin për makinat elektrike”, u shpreh Trump.
/rtsh.al/