RTSH 24 Live

Aktualitet

Dhunimi i avokatit, Vocaj: Ngjarja për shkak të detyrës. Vetëdorëzohet një nga autorët

29/05/2024

Dhunimi i avokatit, Vocaj: Ngjarja për shkak të detyrës. Vetëdorëzohet një nga autorët

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije më shumë detaje lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure (29 maj).

Në një deklaratë për mediat, Vocaj tha se Mëngjesi është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa autorët janë identifikuar si  Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit, sipas Vocajt, ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me një mjet tip Audi. Ndërkohë është vetëdorëzuar në polici Dorian Alia.

Po ashtu është shoqëruar edhe personi që dyshohet se organizoi ngjarje, Dritan Nano. Vocaj sqaroi se nuk bëhet fjalë për një ngjarje me pagesë, ndërsa autorët janë në lidhje krushqie me njëri-tjetrin.

Vocaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorëve, duke vënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që ka informacion të vlefshëm që do të çojë në arrestimin e tyre.

Rezulton se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë në Gjykatën e Apelit një familje që kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar. Është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua i dyshuar si organizator i kësaj ngjarje. Policia vazhdon operacionin për kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim. Drejtoria e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikuar për kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 mijë eurosh. Sapo është vetëdorëzuar një nga autorët kryesor, Dorian Alia. Autorët nuk janë të paguar por janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin. Janë takuar një muaj më para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen”, tha Vocaj.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona, të cilët e goditën atë me levë. Avokati është dërguar në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ka marrë dëmtime në kokë dhe ballë. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Bllokut.

/rtsh.al/