RTSH 24 Live

Aktualitet

Dhunohet avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, autorët ende të paidentifikuar

29/05/2024

Dhunohet avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, autorët ende të paidentifikuar

Dhunohet avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (29 maj) në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë goditur avokatin e Berishës.

Mëngjesi është dërguar në spital, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se kanë qenë tre persona të cilët e kanë goditur avokatin.

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/