RTSH 24 Live

Ekonomi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, partneritet me BE

05/01/2021

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, partneritet me BE

Një ndër prioritetet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut Gjirokastër është pjesëmarrja në partneritetin për projekte të ndryshëm të Bashkimit Europian, me fokus sipërmarrjen dhe biznesin.Sipas kryetarit të këtij institucioni Maksim Hoxha, aktualisht janë duke u zhvilluar tre projekte ndërkufitare të financuar nga Bashkimi Europian.

“Është ekosistemi i ekonomisë inovative, projekti i dytë është përshpejtues i zhvillimit të sipërmarrjeve ekzistuese dhe projekti i tretë është brandi kulturor për përforcimin e brandit turistik të rajonit të Gjirokastrës. Kohët e fundit kemi marrë edhe zyrat nga bashkia e Gjirokastrës, në të cilat ne zhvillonim aktivitetin ,por nuk kishim asnjë dokument pronësie. Falë këtyre projekteve që ne jemi aty, do të bëhet një qendër inovative për biznesin në qarkun tonë, risi kjo që do të ndihmojë shumë, si sipërmarrjet aktuale, ashtu edhe rininë ,që të hedhë në treg idetë që ka .Lutim palët e interesuara, sidomos sipërmarrjet vendore ,që të mbështesin dhe aplikojnë në faqen zyrtare argjiroinovation.eu për të paraqitur kërkësat e tyre”, shprehet Hoxha.

Për të përfituar nga projektet ,që rrjedhin  nga partneriteti i Qarkut të Gjirokastrës me Bashkimin Europian, të gjithë të interesuarit munden të bëjnë kërkesa, në faqen zyrtare të hapur për këtë qëllim, me adresë, argjiroinovation.eu