Festat janë në prag dhe atmosfera për ardhjen e tyre ndihet kudo. Në qytetin e Durrësit rrugët e qytetit janë zbukuruar me drita të llojeve të ndryshme, ndërsa qendra akoma më shumë. Të shumtë janë ata që vizitojnë sheshin Liria, por ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët.
Edhe më të rriturit gëzojnë, ndihen mirë më atmosferën e krijuar dhe në fund bëjnë edhe urimin e rastit.
Bashkia e qytetit ka planifikuar aktivitete të ndryshme në këtë fundviti, duke nisur nga panairi “Verë dhe traditë” që u zhvillua gjatë kësaj fundjave, së bashku edhe me koncerte si dhe shfaqje të qendrës kulturore dhe grupeve artistike nga shkolla të qytetit.
/RTSH/