RTSH 24 Live

Sociale

“Lulja e Krishtlindjes” në Gjirokastër është kthyer në simbol kryesor festiv

22 orë para

“Lulja e Krishtlindjes” në Gjirokastër është kthyer në simbol kryesor festiv

“Lulja e Krishtlindjes” është një lule shumë e njohur dhe e dashur, që shpesh lidhet me festat e Krishtlindjeve. Origjina e kësaj luleje është në Meksikë, por që prej një dekade është kthyer në një simbol kryesor festiv në shtëpitë e gjirokastritëve dhe jo vetëm. 

Në Shqipëri dhe sidomos në Gjirokastër është futur në 10-vjeçarin e fundit ndërsa më parë nuk e kishim si lule. Kjo bimë vjen nga Meksika, por njihet edhe si Aleksandrino”, u shpreh Figali Mandi, administratorja.

Që në ditët e para të dhjetorit ka interes të shtuar për “Lulen e Krishtlindjes” shton më tej Mandi.

Kjo lule do një kujdes të veçantë që në fillim të kultivimin e saj. Pjesa më e madhe e luleve të tilla vjen nga Holanda dhe së fundmi po kultivohet edhe në disa sera në Shqipërinë e Mesme.

Gazetare: Leonida Koçiu

/RTSH/