RTSH 24 Live

Politikë

Debati/ Dedaj: Nuk është vetëm Berisha delja e zezë e drejtësisë. Beqiri: Po kush e solli këtë situatë?b

13/11/2024

Debati/ Dedaj: Nuk është vetëm Berisha delja e zezë e drejtësisë. Beqiri: Po kush e solli këtë situatë?b

Juristi Idajet Beqiri dhe gazetari Reldar Dedaj kanë debatuar në emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1 mbi fokusin që duhet të ketë SPAK dhe që mos të përdoret politikisht.

Gazetari Dedaj u shpreh se Sali Berisha nuk është delja e zezë e sistemit të drejtësisë sepse mazhoranca është kapur në korrupsion sepse çdo ditë ndodhet në dyert e SPAK.

Ndërsa juristi Beqiri duke replikuar me gazetarin Dedaj, tha se ky sistemi i drejtësisë nuk ka funksionuar sepse është ndërtuar nga vetë Berisha dhe enturazhi i tij.

Dedaj: Unë nuk jam në mbrojte të Sali Berishës por këtu nuk është vetëm problem Sali Berisha me drejtësinë. Por kjo mazhorancë ka rënë se çdo ditë është në SPAK. Ajo që ndodhi me ish-ministrin Beqaj në komision është situatë e rëndë saqë edhe vetë mazhoranca nuk ja ruajti dinjitetin ish-ministrit të vetë. Bëjnë spektakël televiziv, e marrin me pranga dhe e lënë para medias. Si PS-ja dhe PD-ja nuk prekin çështje kryesore të PPP-ve dhe nuk përmendin as biznesmenin e majtë që vazhdon merr fonde apo ai i djathti që sponsorizon PD-në. Ky është një realitet shumë i shëmtuar dhe nuk duhet të akuzojmë si delja më e zezës që është Sali Berisha dhe të lësh këtë të tjerët.

Beqiri: Po Sali Berisha është i tillë sepse kush e solli këtë situatë këtu. Këtë sistem të kalbur kjo opozitë e ndërtojë.  Sali Berisha dhe e gjithë kasa e tij e degradoi këtë sistem të drejtësisë.

/rtsh.al/