RTSH 24 Live

Teknologji

Çregjistrohen makinat me “moshë” 22-vjeçare

16/08/2024

Çregjistrohen makinat me “moshë” 22-vjeçare

Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se në periudhën  Janar-Korrik 2024 kanë ngelur në kontroll teknik 74,826 mjete ose 31.5% e totalit të mjeteve të kontrolluara.

Arsyet e ngeljes janë se 46% e mjeteve pasi kanë mangësi vizuale e funksionale, 24.6% për shkak të sistemit të shkarkimit të gazrave, 15% për sistemin e drejtimit dhe 14.4% për shkak të sistemit të frenimit

Por DPSHTRR raporton se 3857 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose 15.2 % krahasuar me periudhën janar-korrik të vitit 2023.

DPSHTRR risjell në vëmendje që ndalohen reptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën 
kërcënim për sigurinë rrugore.

Sipas SCAN TV

/ rtsh.al /