Mbikëqyrësi rus i komunikimit Roskomnadzor deklaroi se kishte bllokuar aksesin në aplikacionin e mesazheve ”Viber”, i fundit në një seri platformash të mediave sociale që ndalohen nga autoritetet e Moskës.
Në një deklaratë të cituar nga mediat ndërkombëtare, Roskomnadzor tha se bllokada lidhej me shkeljen e rregullave që lidhen me parandalimin e terrorizmit, ekstremizmit dhe tregtisë së drogës.
Rakuten Group, i cili zotëron Viber, aktualisht nuk ka dashur të komentojë mbi masën.
Themeluesi dhe CEO i saj Hiroshi Mikitani e kishte promovuar aplikacionin si një mënyrë për të kundërshtuar atë që ai e quajti propagandë ruse.