RTSH 24 Live

Sociale

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë, 459 të infektuar në 24 orët e fundit

14/08/2022

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë, 459 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë kryer 1173 testime për Covid- 19, nga të cilat kanë rezultuar 459 qytetarë të infektuar, si dhe ka pasur një humbje jete. MSH informon se në këtë hark kohor ka pasur edhe 241 qytetarë të shëruar.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid- 19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. 

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

"Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki: 206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar. Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.  Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.",- informon MSH.

Statistika (14 Gusht 2022) 

Raste të reja ditore            459
Të shëruar në 24 orë          241
Të shtruar në spitale            25
Humbje jete në 24 orë           1
Testime ditore                     1173

Testime totale               1,942,205
Raste pozitive                  321,804
Raste të shëruara              314,812
Raste Aktive                        3,421
Humbje jete                         3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                       1,268
Fier                                 540
Durrës                          359
Vlorë                               306
Gjirokastër                    207
Berat                              155
Korçë                             131
Shkodër                       129
Elbasan                         128
Lezhë                          122
Dibër                          42
Kukës                           34

/rtsh.al/