RTSH 24 Live

Letërsi

Çmimi “Lumo Skëndo”, edicioni i katërt sjell në vëmendje veprën e Mid’hat Frashëri

3 orë para

Çmimi “Lumo Skëndo”, edicioni i katërt sjell në vëmendje veprën e Mid’hat Frashëri

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) çeli edicionin e katërt të çmimit “Lumo Skëndo".

Ky çmim vjen për të nderuar jo vetëm një figurë madhore sikurse është Mid’hat Frashëri, por edhe për t’i dhënë rëndësi veprave të kategorisë si publicistika apo eseistika që kanë një ndikim në shoqëri, si vepra ideore.

“Një çmim që i dedikohet veprës më të mirë si për publicistik apo eseistik, të botuar përgjatë një viti. Një çmim që mendoj se është shumë i rëndësishëm për veprën dhe rolin që ka ky lloj gjinie, sidomos për mendimin shqip dhe idetë që po shfaqen në diskursin shqip”, u shpreh drejtoresha Alda Bardhyli.

Juria e edicionit të katërt të çmimit “Lumo Skëndo”, drejtohet nga prof. Belina Budini dhe ka anëtarë: Uran Butkën, studiues i veprës së Mit’hat Frashërit, akademik Anastas Angjelin, gazetaren Rudina Xhunga dhe gazetaren Aida Tuci.

Ka një numër të madh të konsiderueshëm të veprave. Juria ka nisur punën për t’i veçuar. Këtë vit kemi edhe një vepër të re të Rexhep Qosja, e cila e nderon këtë konkurs. Po ashtu edhe emra të njohura të medias shqiptare sikurse Sokol Balla, Ilir Ekonomi, Eni Vasili, Luan Rama e të tjerë që janë pjesë e kësaj gare për veprën më të mirë në gjini", tha Bardhyli.

Çmimi “Lumo Skëndo” do të ndahet në 25 mars, në 145 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh.

/rtsh.al/