Sjelljet agresive, të qëllimshme dhe të përsëritura kundrejt dikujt që ka vështirësi të vetëmbrohet po bëhen gjithnjë e më prezent në institucionet tona shkollore.
Si pasojë e tyre dhe ndonjëherë të natyrës së mbyllur të fëmijës ndodh edhe refuzimi për të shkuar në shkollë.
Psikologët sqarojnë se të tilla situata ku gjeneron dhuna psikologjike apo fizike në ambientet shkollore vijnë si pasojë e mungesës së komunikimit në familje apo edhe në shkollë.
“Bullizimi nuk është diçka që duket por është diçka që akumulohet në heshtje. Duhen vënë re kryesisht fëmijët që janë të tërhequr mund të jenë të predispozuar të kalojnë një formë bullizmi”, tha psikologia.
Psikologët i sugjerojnë prindërve komunikim të vazhdueshëm për çdo problem që shqetëson adoleshentët apo fëmijët, pasi bullizmi mund të shkaktojë dëme serioze në rritjen normale fizike dhe psikike të fëmijës.
/RTSH/