RTSH 24 Live

Sociale

Besnikët e plazhit të Shëngjinit- Shqiptarët e Kosovës e zgjedhin për shkak të afërsisë dhe kushteve

02/03/2025

Besnikët e plazhit të Shëngjinit- Shqiptarët e Kosovës e zgjedhin për shkak të afërsisë dhe kushteve

Ditët e fundjavave mbeten mjaft të preferuara për vizitorët e pushuesit e bregdetit të Shëngjinit. Besniket e përhershëm te këtij bregdetit, që e frekuentojnë atë si në verë ashtu dhe në dimër janë kryesisht shqiptarët e Kosovës, të cilët e lakmojnë Shëngjinin për distancën e shkurtër, klimën e ngrohtë, kushtet e përmirësuara turistike, pastërtinë, rregullin dhe mikpritjen.

Ndërkohë lokalet e restorantet e bregdetit të Shëngjinit mbajnë portat hapur, ku presin te rinj, vizitorë, pushues e turist të huaj deri në Kune, pika me skajore e këtij plazhi.  Të pasionuarit e gjuetisë me grep, sport mjaft i preferuar për të gjitha moshat, vijnë këtu që në mëngjes herët, për të kaluar një ditë ndryshe dhe për të provuar fatin e tyre në peshkim.

Ndërsa te tjerë zgjedhin për të shijuar një drekë me kulinarin e pasur të kuzhinës së bregdetit të Shëngjinit apo për një shëtitje në afërsi të mjediseve me peizazhe mbresëlënëse të lagunave të Kunes dhe të Vainit.

Gazetar: Rr. Lelçaj

/rtsh.al/