RTSH 24 Live

Sociale

Të rinj që frymëzojnë - Lorela dhe Elia vlerësohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë

02/03/2025

Të rinj që frymëzojnë - Lorela dhe Elia vlerësohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të kohës ia dedikojnë letërsisë dhe të shkruarit. Angazhimi i Lorelës lidhet me klubin e librit “Mes Miqsh” si organizatore dhe moderatore ndërsa Elia ka një marrëdhënie të veçantë me esenë.

Kam pasur gjithmonë dëshirë për të marrë pjesë në aktivitete për të zhvilluar dhe për të zgjeruar botëkuptimin tim. Ajo që doja të theksoja është idea, zhvillimi i klubit “Mes Miqsh” është një projekt që erdhi për herë të parë në qytetin tonë dhe mblodhi një rini të interesuar për të zhvilluar ide të reja”, u shpreh aktivistja Lorela Sinani.

Kam marrë pjesë në disa kompeticione për letërsi ku dhe jam shpallur fituese, jam pjesëmarrëse edhe në olimpiadat kombëtare”, u shpreh aktivistja Elia Lika.

Për aktivizimin dhe përkushtimin e tyre janë vlerësuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Lorela studion për Stomatologji në Tiranë ndërsa Elia në Gjimnazin “28 Nëntori” duke qenë ekselente në drejtimet e tyre. Pavarësisht zgjedhjeve gjejnë përherë kohën e nevojshme për pasionet e tyre.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/