RTSH 24 Live

Politikë

Socialistët mblidhen më 7–8 mars për një analizë të thelluar përgatitore për 11 Majin

8 orë para

 Socialistët mblidhen më 7–8 mars për një analizë të thelluar përgatitore për 11 Majin

Kryeministri Edi Rama do të organizojë më 7–8 mars një analizë të thelluar të qeverisjes, por edhe të grupit parlamentar.

Takimi mbahet vetëm 4 ditë para përfundimit të afatit për listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Në analizë do të merren të gjithë sektorët, si dhe angazhimi i deputetëve dhe i ministrave për përfshirjen e diasporës në zgjedhje.

Pritet me interes ky takim, pasi kryeministri Rama ka lajmëruar që deputetët me më shume së një mandat do të jenë në garë të hapur për vendin në parlament.

Gjithashtu do të diskutohet edhe programi qeverisës për mandatin e katërt.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/