RTSH 24 Live

Sociale

Bora zbardh juglindjen, nuk ka problematika në qarkullimin e mjeteve

18/11/2023

Bora zbardh juglindjen, nuk ka problematika në qarkullimin e mjeteve

Juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e borës. Dëbora ka rënë në zonat malore në lartësitë mbi 1000 m mbi nivelin e detit duke sjellë edhe uljen e ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë shkuar deri në -4 gradë Celsius.

Kryesisht reshjet më të shumta në qarkun e Korçës kanë qenë në fshatra të Voskopojës, Lekasit si dhe në fshatra të Devollit të Sipërm.

Probleme në qarkullim paraqiten vetëm në majë të Mashkullores në aksin rrugor Korçë - Panarit, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Në akset e tjera rrugore të zonave të përfshira nga dëbora nuk raportohen probleme për sa i përket qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë në rrugën që të çon në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës ka arritur në 6 cm, nga km i 7 deri në të 14-in.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar anë marrë të gjitha masat për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj në mënyrë që qarkullimi të kryhet normalisht.

/RTSH/