RTSH 24 Live

Sociale

Një ditë në fshatin Labovë e Madhe, historia dhe tradita që po ruhet nga mosha e tretë

18 orë para

Një ditë në fshatin Labovë e Madhe, historia dhe tradita që po ruhet nga mosha e tretë

Labova e Madhe e njohur edhe si Labova e Zhapes por edhe si fshati i njeriut që ka ndezi pishtarin e lojërave Olimpike, Vangjel Zhapa nuk i ka shpëtuar emigracionit dhe migracionit.

Sot në rrugët e tij gjen vetëm të moshuar të cilët rrëfejnë se dikur ky fshat kishte rreth 500 banesa ndërsa sot kanë mbetur vetëm 20 shtëpi të banueshme.

Labova e Zhapës ndodhet rreth 700 metra mbi niveli e detit, duke bërë këtë fshat të këtë jo vetëm një klimë të pastër por natyra, tradita, emri i të madhit Vangjel Zhapa po e kthejnë në agjenda turistike duke nxitur banorët për të investuar në turizëm.

Ky ishte një udhëtim i shkurtër në Labovën e Zhapës me njerëz punëtor, tradita që mundohen të ruhen nga ata pak banorë të mbetur, ku fjala mikpritje është e shënuar në çdo portë.

/rtsh.al/