RTSH 24 Live

Sociale

Turistë në Shkodër edhe në vjeshtë

25/10/2024

Turistë në Shkodër edhe në vjeshtë

Megjithëse jemi jashtë sezonit turistik sërish Shkodra dhe atraksionet e saj po preferohen nga turistët e huaj. 10-20 turistë të huaj çdo ditë  kërkojnë informacione pranë zyrës së informimit që Bashkia Shkodër ka në qendër të qytetit.

Sipas specialistëve të zyrës turistike, turistët nga Spanja janë më të shumtë në këtë periudhë.

“Pavarësisht se sezoni turistik tashmë ka mbaruar, ndryshe nga vitet e tjera kemi një numër të konsiderueshëm. Turistët janë me kombësi të ndryshme, por më shumti ata spanjollë”, tha specialistja Imelda Mullini.  

Ndërkohë Alpet vijojnë të jenë edhe këtë vit më të kërkuarat.

Krahas alpeve turistë po vizitojnë gjatë kësaj periudhe monumentet e kulturës në Shkodër por edhe liqenin dhe zonat turistike si Shiroka dhe Zogaj.

Gazetar: L. Kadija 

/rtsh.al/