RTSH 24 Live

Sociale

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

19 orë para

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

Shqipëria të dielën do t'u bashkohet të gjitha vendeve që ndjekin orën diellore.

Akrepat do të lëvizin prapa mëngjesin e së dielës, 27 tetor. Në orën 03.00 akrepat do të rikthehen në orën 02:00. 

Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora verore. 

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. 

Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore. Por, pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

/ rtsh.al /