Në javën e gjashtë, vala e gripit në vend ka shënuar rënie.
Grafiku bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tregon se nga 22.506 raste të një jave më parë, kurba është ulur ndjeshëm në 19.117.
Pra, kemi 3.389 raste më pak në të gjithë vendin, kjo bazuar nga hetimi epidemiologjik dhe konsultat me mjekët e familjes, bërë nga të gjitha qendrat shëndetësore.
Prirja në kohë e infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme paraqet ulje për të gjitha grupmoshat krahasuar me një javë më parë.
Grupvirozat që qarkulluan në vend prej disa javësh u manifestuan me temperaturë të lartë. Më të prekurit kanë qenë fëmijët deri në 5 vjeç.
Hetimi epidemiologjik tregon se rastet me varicelë, apo sikundër njihet ndryshe lia e dhenve, ka shënuar 23 raste në Tiranë, ndjekur nga Fieri me 9 raste dhe Kuçova me 6.
Sikundër ishte parashikuar më herët nga mjekët dhe specialistët e shëndetit publik, kurba e valës ka nisur dishesën.
ISHP-ja bën thirrje të vazhdueshme jo vetëm për vaksinim, por edhe për kujdes të shtuar për sa i takon higjienës personale.
Gazetare: Elda Hasanbelli
/rtsh.al/